Informatat personale
Të fillojmë me disa të dhëna personale, ju lutemi plotësoni të dhënat e mëposhtme.
Pyetje të shpeshta
Kush mund të aplikojë online për hapje të llogarisë bankare në bankën Raiffeisen në Kosovë?
Të gjithë shtetasit rezident të Kosovës mund të aplikojnë online për hapje të llogarisë bankare.
Cilat informata dhe dokumente kërkohen për hapje online të llogarisë bankare?
Informatat dhe dokumentet të cilat kërkohen për hapje online të llogarisë bankare janë:
• Informata mbi adresën e vendbanimit
• Informata mbi dokumentin e identifikimit: letërnjoftimin apo pasaportën,
• Informata mbi arsyen e hapjes së llogarisë?
• Informata mbi adresën e vendbanimit
• Informata mbi dokumentin e identifikimit: letërnjoftimin apo pasaportën,
• Informata mbi arsyen e hapjes së llogarisë?
Si mund të aktivizohet llogaria?
Llogaria juaj do të aktivizohet pas nënshkrimit të kontratës për hapjen e llogarisë bankare, qoftë përmes identifikimit dhe nënshkrimit digjital ose në degën e bankës. Nëse zgjedhni të vizitoni degën për të nënshkruar kontratën, ju lutemi sigurohuni të keni me vete një dokument identifikues të vlefshëm.
Cili është afati i kërkuar për aktivizim të llogarisë?
Në rast se vendosni të vizitoni degën e bankës për nënshkrimin e kontratës, afati i kërkuar për aktivizimin e llogarisë është brenda 30 ditëve.
A ruhen të dhënat në rast të anulimit apo ndërprerjës së aplikimit për hapje të llogarisë?
Pas kyçjes përmes kredencialeve (emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit) të dhënat e plotësuara nga ana e juaj ruhen automatikisht.